Zbulohen prapaskenat e bujshme, pse u nda Pep Guardiola pas 30 vitesh nga gruaja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 23:51

Zbulohen prapaskenat e bujshme, pse u nda Pep Guardiola pas 30 vitesh nga gruaja

Nuk kanë fund telashet për Pep Guardiolën, i cili i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë me partneret Kristina Serra, pas 20 vitesh miqësi dhe 10 martese. Lajmi është zbuluar nga gazetarët Laura Fa dhe Lorena Vazquez. 

guardiola

Çifti i dha fund martesës së tyre ne dhjetor, mes vështirësive të ekipit në fushë në muajt e fundit, dhe se ndarja u raportua vetëm në mjedisin e tyre më të afërt dhe se çdo lloj shpjegimi për shtypin u shmang. 

Guardiola dhe Kristina u takuan në vitin 1994 dhe u martuan në vitin 2014, në dritën e një ceremonie civile intime në Matadepera, Barcelona. Pavarësisht ndarjes së tyre, bëhet me dije se marrëdhënia mes të dyve është “krejtësisht e përzemërt, e qëndrueshme dhe miqësore”. 

PEP BASHKESHORTJA

Lajmi ka habitur mediat pasi askush nuk e dinte që ata ishin ndarë. Veren e kaluar u panë bashkë. Sidoqoftë, pavarësisht gjithçkaje, “nuk ka palë të treta”, dhe ndarja e raportuar ka qenë pa përplasje.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"