Zbulohet arsyeja, pse Shtutgarti luajti me fanella pa sponsor ndaj Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 23:53

Zbulohet arsyeja, pse Shtutgarti luajti me fanella pa sponsor ndaj Realit

Skuadra nënkampione e Gjermanis, Shtutgart luajti sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” kundër Real Madridit ku u mposht me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve pas më shumë se 14 viteve. 

aaaaa

Në këtë takim, klubi i njohur gjerman doli pa sponsorin kryesor në fanellat e tyre të kuqe, për shkak se ligjet në Spanjë janë të rrepta.   

Konkretisht, sponsor i Shtutgartit është kompania e basteve Winamax, dhe ligji në Spanjë e ndalon reklamimin e basteve në ngjarje sportive, kështu që klubi gjerman ishte pa sponsorin kryesor në këtë takim.   

Edhe pse UEFA nuk ka asgjë kundër reklamimit të shërbimeve të basteve, Spanja dhe Italia kanë ligjet e tyre të qarta, ndaj Shtutgarti do të duhet të luajë me të njëjtat fanella kundër Juventusit  më 22 tetor në orën 21:00.  

Nuk dihet ende nëse sponsori i lartpërmendur do të zëvendësohet nga një tjetër apo do të luajë thjesht pa sponsor në këto vende ku reklamimi i basteve është i ndaluar. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"