Zbulohet premio për kuksianët, ja si pritet të luajnë në finalen e Kupës
Kukësi-Egnatia do të jetë përballja finale e Kupës së Shqipërisë, teksa gazeta u interesua pranë klubit verilindor për ndonjë premio që mund t’u ketë vendosur në rast të marrjes së këtij trofeu, por zyrtarisht s’mori përgjigje.
Gjithsesi, burime të gazetës pohojnë se në rast triumfi lojtarët mund të shpërblehen me rreth 30 milionë lekë të vjetër. Kujtojmë që në rast të një fitoreje në këtë kompeticion, blutë do të merrnin pjesë automatikisht në kupat e Europës dhe aty do të arkëtonin jo pak miliona, që mbi të gjitha do të shërbenin edhe për të ndërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm që do të jetë pjesë e Kategorisë së Parës.
DILEMAT E FUNDIT Mund të thuhet se ka pak dilema sa i përket titullarëve në këtë ndeshje, sepse jo rastësisht Devolli la pushim në ndeshjen e fundit të kampionatit thuajse të gjithë ekipin që është programuar për të luajtur nga minuta e parë.
Problemet e vetme kanë qenë ato të sulmuesit të krahut, Mustafa Salami dhe mesfushorit Kleandro Lleshi, por që sipas të gjitha gjasave do të jenë të gatshëm për këtë përballje. Gjasat janë që Kukësi i finales të mos ketë shumë ndryshime nga ai i ndeshjeve të kaluara, me të cilët Devolli ia ka dalë ta dërgojë skuadrën deri në këtë pikë.
PANORAMASPORT..AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"