“Zbutet alarmi” te Luftëtari për dëmtimin e mesfushorit Vucaj, ja sa do të mungojë shkodrani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2024 | 15:20

“Zbutet alarmi” te Luftëtari për dëmtimin e mesfushorit Vucaj, ja sa do të mungojë shkodrani

Luftëtari kaloi një pengesë të vështirë në javën e fundit ndaj Butrintit, që e mposhtën me rezultatin 4-3 në “Andon Lapa” të Sarandës. Dihej që nuk do të ishte e lehtë për gjirokastritët marrja e tri pikëve përballë një skuadre si Butrinti, që ashtu si Luftëtari pretendon ngjitjen në Kategorinë e Parë.vucaj luftetariMe këtë humbje, sarandjotët plotësuan kuotën e tetë pikëve të lëna deri tani në fushën e tyre, që i vë në vështirësi për realizimin e objektivit. Ndërsa për bluzinjtë ky është një rezultat që shkon si pjesë e vazhdimësisë së skuadrës, që erdhi si reagim i humbjes befasuese me Maliqin. Edhe pse me një ndeshje më pak, Luftëtari ka dy pikë më shumë nga Tomori i vendit të dytë. Ndaj Butrintit, gjirokastritët e filluan pothuajse në disavantazh të dy golave, por i pari i shënuar nga Vucaj u dha shpresë dhe i mobilizoi për të shkuar te suksesi. Kështu ndodhi pas shënimit edhe të dy golave të tjerë nga Ziaji e një eurogoli të Mërkurit. Fitorja u finalizua në fundin e lojës nga Diamanti.

Gjithsesi, Luftëtari ka ende për të korrigjuar. Nga kjo ndeshje përveç fitores doli me tre kartonë të verdhë, një të kuq dhe iu dëmtua një nga titullarët e formacionit bazë. Gjatë një dyluftimi në fushë, Vucaj pësoi një dëmtim të rëndë duke përfunduar në spitalin e qytetit. Fillimisht u mendua më e keqja, frakturë, por pas ekzaminimeve ka rënë alarmi. Hematoma në kavilje mendohet se do ta lerë Vucajn 2-3 javë jashtë fushe. Ndërprerja e kampionatit është një bonus për rikuperimin e shkodranit. Në javën pasardhëse bluzinjtë do të luajnë në Gjirokastër ndaj Delvinës. Në ndeshjet në vazhdim Vucaj pritet të jetë i gatshëm, kur sipas kalendarit, Luftëtarin e pret transferta e vështirë ndaj Devollit.

GËZIM BEQIRI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"