Zëvendësime historike, si Inzagi u hutua në fushë ndaj Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2024 | 17:06

Zëvendësime historike, si Inzagi u hutua në fushë ndaj Napolit

Për herë të parë, Simone Inzagi nuk e ka parë orën. Ishte aty afër fushës, i inspiruar dhe me dëshirë për të drejtuar një ndeshje të vështirë, të çuditshme dhe një penallti të gabuar nga ai që nuk e bën kurrë. Gjatë kësaj kohe, kronometri vazhdonte me shpejtësi.

conte-inzaghi-780x439

Inzagi ka bërë zëvendësimet më të vona të epokës së tij. Herën e fundit që kishte bërë zëvendësime kaq të vonuara ka qenë Napoli-Inter 1-1 ku largoi Lautaron dhe Çalhanoglunë pas 82 minutash lojë. Një rastësi e frikshme. Zëvendësimet e para për Interin erdhën në minutën e 82-të: Taremi, Zielinski dhe Darmian për Turamin, Çalhanoglunë dhe Dimarkon. Motivin e ka zbuluar vetë trajneri pas ndeshjes në konferencën për shtyp.

“Pas lodhjes që patëm me Arsenalin nuk e prisja fare që të bënim këtë ndeshje. Në pjesën e dytë madje nuk doja që të bëja asnjë zëvendësim”, tha trajneri. Çështje ritmi dhe loje. Mesfusha u shndërrua në një betejë për të gjithë pjesën e dytë. Modifikimi i këtij reparti më shpejt do të prishte disi ekuilibrat që kishte ekipi në atë moment. Inzagi e kuptoi këtë, ndërsa Konte bëri zëvendësim pas një ore lojë. Lobotka mori vendin e Gilmur, protagonist i një ndeshjeje jo të mirë. Ky Inter në këtë sezon i ka bërë zëvendësimet thuajse pas 60 minutash lojë, qoftë për dëmtime dhe çështje taktike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"