Zgjedhje te Federata e Volejbollit më 31 janar, por Partizani dhe Tirana nuk votojnë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2025 | 10:47

Zgjedhje te Federata e Volejbollit më 31 janar, por Partizani dhe Tirana nuk votojnë!

Federata Shqiptare e Volejbollit ka caktuar datën e Asamblesë së Përgjithshme të Jashtëzakonshme Zgjedhore, e cila do të mbahet më 31 janar.

partizani volej 2

Kjo asamble është thirrur nga 1/3 e shoqatave anëtare më të drejtë vote në FSHV, më konkretisht nga këto shoqata: Shoqata Volej Vllaznia, Shoqata Shumësportësh Mirdita, Shoqata Flamurtari Volejboll, Qendra Multifunksionale Pogradec dhe Klubi Shumësportësh Apolonia. Rendi i ditës i asamblesë do të jetë zgjedhja e presidentit si dhe zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHV-së.

Sipas statutit tashmë është ngritur edhe grupi i punës për organizimin e kësaj asambleje, i përbërë nga sekretari aktual i federatës, Ervis Dosti dhe me dy anëtarët, Ardit Nurja e Sokol Golemi. Drejtuesve aktualë të federatës i ka përfunduar mandati rreth një vit më parë, gjë ka sjellë edhe thirrjen e kësaj asambleje, ndërsa afati i fundit për prezantimin e kandidaturave do të jetë data 12 janar. Çdo shoqatë me të drejtë vote ka të drejtë të propozojë një emër për president dhe një emër për Komitetin Ekzekutiv, ndërsa për momentin nuk ende ndonjë kandidaturë zyrtare.

PËRJASHTIMET

Aktualisht në Federatën Shqiptare të Volejbollit janë vetëm 10 shoqata që kanë të drejtë vote, të regjistruara si OJF sipas ligjit të sportit. Por ashtu sikurse edhe në federata të tjera, bie në sy mungesa e ekipeve më të rëndësishme, të cilat nuk janë regjistruar ende si shoqata në gjykatë. Kështu në FSHV janë përjashtuar disa shoqata nga më të rëndësishmet në sportin e rrjetës, që përfaqësohen me ekipe si Partizani, Tirana, Studenti, Farka, Lushnja, Korabi, etj., të cilat nuk janë regjistruar ende sipas ligjit të shoqatave.

Ndonëse në zgjedhjet e kaluara ndodheshin në të njëjtën situatë dhe janë lejuar të votojnë, tashmë nuk do të kenë të drejtë vote. Në këtë formë ngrihen shumë pikëpyetje rreth pjesëmarrjes së tyre në kampionat, pasi nuk përfaqësohen me shoqata sipas ligjit, ndonëse vazhdojnë të paguajnë prej vitesh të gjitha detyrimet në federatë. Megjithatë kësaj shkelje disavjeçare të dyanshme si nga bashkitë gjithashtu edhe nga federata, tashmë është vendosur që t’i jepet fund, ndërsa sporti i rrjetës bëhet gati për të zgjedhur bordin e ri drejtues.33ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"