“Zgjohet” edhe Besëlidhja, Dritan Smajli vazhdon si trajner i lezhjanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2024 | 15:00

“Zgjohet” edhe Besëlidhja, Dritan Smajli vazhdon si trajner i lezhjanëve

Të hënën e 2 shtatorit 2024, ora 16.30 Besëlidhja grumbullohet për të nis fazën përgatitore për llogari të zezonit futbollistik 2024-25. Grumbullimi i skuadrës lezhjane do të bëhet nën komandën e trajnerit Dritan Smajli i cili edhe sezonin e shkuar ishte në krye të pankinës së Besëlidhjes.

beselidhja

Sezonin e shkuar, Besëlidhja edhe pse e kryesoj  pjesën dërmuese ecurinë në Grupin A të Kategorisë së Dytë, thyerja e sajë në javët e fundit e detyroj që edhe sezonin 2024-2025 ta nis në nivelin e tretë të futbollit shqiptarë. Besëlidhja e këtij sezoni do të ketë shumë ndryshime, pasi disa titullarë janë larguar.

Mbrojtësi Redinel Gjikolaj kaloi te Dinamo, mesfushori Arli Përgjoni te Bylisi, portieri Leonard Kaçaj tek Apolonisë dhe sulmuesi Rigers Musaraj tek Iliria. Objektivi i Besëlidhjes mbetet ngjitja në Kategorinë e Parë.

Preng Gjikola- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"