Zhang mungesa e madhe në filmin e titullit kampion për Interin, ja prapaskenat me ish-presidentin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 12:07

Zhang mungesa e madhe në filmin e titullit kampion për Interin, ja prapaskenat me ish-presidentin

Një nga mungesat e mëdha të filmit të titullit kampion për Interin ishte ish-presidenti Stiven Zhang.gfdjhuBiznesmeni kinez, i cili nuk arriti dot të mbante klubin për shkak të kredisë që kishte marrë me “Oaktree” ka disa kohë që nuk vjen në Milano dhe për këtë arsye nuk është regjistruar fjala e tij për ta shfaqur në film.

Burime të klubit bëjnë me dije se do ta bënin këtë gjë gjatë turneut veror në Kinë, por pasi fondi amerikan mori drejtimin e klubit vendosi veton që nuk do të kishte turne në Kinë, por faza përgatitore do të bëhej në Itali.

Kështu që Zhang ishte një nga protagonistët e munguar të titullit, ashtu si Stefano Sensi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"