VIDEO/ Milani fiton mes tensionit! Dy gola dhe kartonë të kuq në sfidën me Empolin, Himenez e nis me festë në Seria A
Milani ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertën e Empolit. Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Leao dhe Himenez.
Pjesa e dytë u mbizotërua nga tensioni. Fillimisht Tomori i kuqezinjve u largua me karton të kuq, më pas Marianuçi nga vendasit.
Pas këtyre dy episodeve erdhën dhe golat e të besuarve të Konseisaos. Për Himenez ishte ndeshja e parë në Seria A dhe ia doli të shënojë.
Sfida pati vlerë për javën e 24-të të Seria A. Milani aktualisht mban vendin e 7, por me një ndeshje më tepër se Bolonja që mund ta kalojë. Empoli rrezikon rënien, teksa ndodhet në vendin e 17-të.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
Empoli 0-2 Milan
68′ Leao, 76′ Himenez
Goli i Himenez: (VIDEO)
Goli i Leaos: (VIDEO)
Tjetër karton i kuq, këtë herë është Marianuçi nga Empoli që largohet. (VIDEO)
Tomori largohet me karton të kuq, pasi mori të dytin e verdhë në minutën e 55-të. (VIDEO)
Kolombo godet shtyllën e Mialnit në minutën e 33-të. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Empoli: Vaskez, De Shiljo, Marianuçi, Viti, Guasi, Henderson, Grasi, Pecela, Espozito, Kakaçe, Kolombo
Trajner: R. D’Aversa
Milan: Manja, Uokër, Tomori, Pavloviç, Teo Hernandez, Musah, Fofana, Reijnders, Himenez, Abraham, Zhoao Feliks
Trajner: S. Konseisao
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"