Zirkze në majë të listës, Girasi & CO alternativat e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2024 | 20:43

Zirkze në majë të listës, Girasi & CO alternativat e Milanit

Joshua Zirkze është një nga më të dëshiruarit në merkato. Sulmuesi holandez pëlqehet thuajse kudo dhe në veçanti Milani e ka vënë atë në krye të listës së dëshirave si sulmuesi i ri mbi të cilin të besoj pas largimit të Olivie Zhirusë, i cili do të thotë lamtumirë duke shkuar drejt Shteteve të Bashkuara pas Europianit.

joshua-zirkzee-bologna-fc-2022-23-1684246434-107182

Është ende herët për të folur për negociata dhe marrëveshje, por ajo që mund të imagjinojmë është vullneti i lojtarit që do të qëndronte me dëshirë në Itali. Ai nuk dëshiron të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Gjermanët do ta rikthenin në Bavari me 40 milionë, por konkurrenca me njerëz si Kejn dhe Tel, si dhe një përvojë e parë jo shumë pozitive, e bëjnë klubin ta mos e konsiderojë këtë opsion. Nga ana e tij, Zirkze ka treguar se ka mendësinë e duhur dhe shpatullat e mëdha për të përballuar presionin e “San Siro”- s ku sivjet ka luajtur tri herë pa bërë kurrë figurë të keqe. Në këto momente është ai pyka favorite për të trashëguar numrin 9 të Zhirusë dhe me sa duket ka pëlqimin e Paulo Fonsekës që pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i “Djallit”.

ALTERNATIVA – Megjithatë, Benjamin Sheshko (Lajpcigu kërkon 60 mln), Santiago Gimenez (Fejnord) dhe Viktor Giokeres (Sporting Lisbonë) gjithashtu mbeten në garë. Si dhe i zakonshmi Xhonatan Devidi (Lilë), i cili ka avantazhin se kushton më pak se të gjithë të tjerët, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2025. Aktualisht, i sigurt është vetëm fakti që kuqezinjtë do të bëjnë një goditje të madhe në sulm dhe në varësi të shpenzimeve do të synojnë përforcimin e repartit të avancuar edhe me ndonjë emër tjetër nëse hasen probleme për rinovimin e Luka Joviçit. Një pistë për të mos u neglizhuar është ajo që të çon drejt Serhu Girasit të Shtutgartit.

28 gola në 29 prezenca e kanë vënë në vëmendje të shumicës së klubeve europiane që nuk do të kishin kurrfarë problemi të paguanin një klauzolë prej vetëm 17 milionë eurosh. Dortmundi aktualisht ka avancuar me bisedimet, por edhe Arsenali ka potencialin ekonomik për të marrë të drejtat e sulmuesit nga Guinea. Në këto kushte, Milani duhet vetëm të nxitojë për të tentuar befasinë ndaj konkurrencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"