ZYRTARE/ De Gea i rikthehet futbollit, portieri spanjoll firmos me skuadrën e Serisë A. Ja detajet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2024 | 22:03

ZYRTARE/ De Gea i rikthehet futbollit, portieri spanjoll firmos me skuadrën e Serisë A. Ja detajet

Tashmë është zyrtare, David De Gea i rikthehet futbollit! Portieri spanjoll ka kaluar testet mjekësore te Fiorentina dhe ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me opsion vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

collage-19-780x439

Portieri kishte më shumë se një vit jashtë fushave, pasi kontrata e tij me Mançester Junajtid skadoi në qershor 2023 dhe ai nuk mundi ta gjente një projekt të përshtatshëm për vitin në vijim.

 

De Gea u bind nga projekti i Fiorentinës, teksa raportohet se palët kanë rënë dakord përnjë kontratë njëvjeçare me pagë 1 milion euro plus bonuse, me një opsion për të zgjatur dyfishin e pagave në 2025-26.

Ish-portieri i Atletikos dhe Junajtid, do të mbushë 34 vjeç në nëntor dhe ka 45 paraqitje për të parët për Spanjën.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"