Postuar: Janar 7, 2025 | 14:52
ZYRTARE/ 1 dekadë në Angli, Totenhem njofton rinovimin e kontratës së kapitenit
Kapiteni Heung-Min Son do të qëndrojë te Totenhemi të paktën deri në qershor 2026. Kështu njofton klubi anglez përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se kemi zgjatur kontratën e Heung-Min Son, e cila tani do të zgjasë deri në verën e vitit 2026”, thuhet në njoftim.
We are delighted to announce that we have exercised the option to extend Heung-Min Son’s contract, which will now run until the summer of 2026 🤍
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 7, 2025
Që kur erdhi nga Bajer Leverkusen në 2015-ën, sulmuesi ka bërë 431 paraqitje duke shënuar 169 gola. 32 vjeçari u emërua kapiten i klubit në gusht 2023.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"