ZYRTARE/ 32 ndeshje me fanellën e Kosovës, mesfushori dardan transferohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2024 | 21:12

ZYRTARE/ 32 ndeshje me fanellën e Kosovës, mesfushori dardan transferohet te skuadra e…

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi është prezantuar te klubi i tij i ri. Halimi, është rikthyer te Sandhauseni, skuadër në të cilin ka luajtur dhe më parë në të kaluarën. 

halimi

Vlen të theksohet fakti se 29-vjeçari ka 32 paraqitje me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. 

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer këtu në Hartwald. Kam pasur shumë biseda pozitive me drejtuesit dhe mezi pres që të luaj përsëri për Sandhausenin”, u shpreh Halimi pas nënshkrimit të kontratës. 

Mesfushori dardan, sezonin e kaluar ka qenë pjesë e skuadrës së Hallescherit, ku ka bërë 22 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola. 

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"