Postuar: Shtator 2, 2024 | 13:29
ZYRTARE/ Ballkani konfirmon largimin e Dajës, gati prezantimi te Dinamo
Ilir Daja nuk është më trajner i Ballkanit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi. Tashmë pritet vetëm prezantimi i Dajës te Dinamo.
Postimi i plotë
Faleminderit Ilir Daja!
Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.
Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.
FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.
Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"