ZYRTARE/ Bylisi çudit një ditë para ndeshjes së fundit, largon tre futbollistë nga skuadra
Klubi i Bylisit nuk ka pritur ndeshjen e fundit të vitit për të nisur largimet nga skuadra në prag të merkatos së janarit. Skuadra ballshiote ka bërë të ditur që sot se ka larguar tre futbollistë, me të cilët ka ndërprerë bashkëpunimin.
Klubi ballshiot ka njoftuar se brazilianët Recifë dhe Uendel Neri, nuk do të jenë më pjesë e këtij klubi, ashtu si edhe Patrik Treni, të cilët nga sot mund të cilësohen lojtarë të lirë.
NJOFTIMI
FK Bylis njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me dy brazilianët, mbrojtësin e qendrës Gabriel Recife dhe Wendel Nery Da Conceicao, që ka luajtur si winger në pjesën e parë të sezonit. Krahas tyre edhe mesfushori me tipare sulmuese, Patrik Treni, në vijim nuk do të jetë më pjesë e skuadrës sonë.
FK Bylis i falënderon dy brazilianët Gabriel dhe Wendel, si dhe Trenin për kontributin që dhanë në klubin tonë dhe u uron suksese në vijimin e karrierës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"