ZYRTARE/ Dinamo pezullon trajnerin Dritan Mehmeti, ja nga kush do të stërviten blutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2024 | 23:44

ZYRTARE/ Dinamo pezullon trajnerin Dritan Mehmeti, ja nga kush do të stërviten blutë

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Dinamos, ka bërë me dije se Dritan Mehmeti është pezulluar nga posti i trajnerit, teksa i është dhënë drejtimi i skuadrës U-21.

Mehmeti-1-1-1024x683

Gjithashtu sqarohet se deri në momentin e zyrtarizimit të trajnerit të ri, 18 herë kampionët do të stërviten nga Erjon Xhafa, i cili momentalisht mban postin e drejtorit të akademisë blu. 

NJOFTIMI ZYRTAR:  

FC Dinamo City njofton pezullimin e Dritan Mehmetit nga posti i trajnerit të ekipit të parë. 

Klubi dinamovit bën me dije se teknikut Mehmeti i është dhënë drejtimi i skuadrës U-21. 

Deri në momentin e zyrtarizimit të trajnerit të ri, 18 herë kampionët do të stërviten nga Erjon Xhafa, i cili momentalisht mban postin e drejtorit të akademisë blu. 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"