ZYRTARE/ “Divorci” me katalanasit, legjenda e Barcelonës bëhet trajner i… Meksikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 21:24

ZYRTARE/ “Divorci” me katalanasit, legjenda e Barcelonës bëhet trajner i… Meksikës

Rafa Markez nuk do të jetë më trajner i akadamisë së Barcelonës. Tekniku dhe klubi katalanas kanë vendosur që të ndajnë rrugët mes tyre, me 45-vjeçarin që kërkon një aventurë të re në kombëtaren e Meksikës.

markez

Markez, menjëherë pas largimit nga Barcelona, do të bashkohet me stafin e kombëtares së Meksikës, ku do të vijojë edhe karriera e 45 vjeçarit si trajner i parë.

Kujtojmë që Markez, ka qenë trajner i të rinjve të Barcelonës që prej vitit 2022. Tekniku meksikan i ka drejtuar katalanasit në 82 ndeshje, ndër të cilat ka fituar 40, barazuar 21 dhe humbur po 21. Drejtimi i kombëtares së vendit të tij, është një hap i madh në karrierën e 45-vjeçarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"