ZYRTARE/ E konfirmon UEFA, Serbia pa tifozë në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2024 | 23:52

ZYRTARE/ E konfirmon UEFA, Serbia pa tifozë në Tiranë

UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, që do të luhen në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare.

_methode_times_prod_web_bin_97667015-9ee1-440c-bffd-71a40351198a

Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

Udhëtimi i parë ndodhi të jetë në Tiranë. Ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi.

Kjo për shkak të incidenteve të 10 viteve më më parë, që ndodhën në Beograd. Dhe pse tifozët shqiptarë mungonin, sërish trazirat e serbëve sollën ndërprerjen e ndeshjes, që më pas u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria.

WhatsApp Image 2024-12-13 at 21.34.10

PANORAMASPORT.AL

Situata/ Ndeshja në Zvicër sjell pasoja, UEFA dënon Serbinë. Në pikëpyetje fati për stadiumin “Arena Kombëtare”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"