ZYRTARE/ Egnatia njofton transferimin e ri, rrogozhinasit shtojnë forcat te reparti i sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 12:47

ZYRTARE/ Egnatia njofton transferimin e ri, rrogozhinasit shtojnë forcat te reparti i sulmit

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, ka transferuar një numër të konsiderueshëm lojtarësh në këtë merkato vere. Klubi rrogozhinas, edhe pse me ekipin e sezonit të kaluar arriti t’i fitojë të gjitha, përsëri kanë menduar ta përforcojnë akoma më tepër ekipin, duke menduar edhe për kualifikimin në Ligën e Kampioneve.MixCollage-21-Jun-2024-12-47-PM-1583Ditën e sotme, Egnatia ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me Soumali Bakajoko për dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi ka luajtur më parë te Xamax në Zvicër.

Klubi rrogozhinas e ka bërë të ditur transferimin e sulmuesit nëpërmjet një postimi në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.


View this post on Instagram

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"