ZYRTARE/ Egnatia pa “frena” në merkato, prezanton edhe ish-mbrojtësin e Partizanit
Egnatia ka prezantuar Eljon Sotën si afrimin e fundit në merkato.
Ish-mbrojtësi i Partizanit rikthehet në Superiore, pas aventurës që zgjati 6 muaj në Korenë e Jugut.
Sota u kthye në titullar kyç për mbrojtjen në sezonin e kaluar. Tashmë do të japë kontributin e tij me kampionët, teksa kontrata e firmosur është e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
Egnatia vazhdon të afrojë emra të afirmuar në këtë merkato. Më parë kanë prezantuar Fernandon dhe Dajsinanin, që në fitoren e fundit me Tiranën(0-4) ishin dhe titullarë me ekipin e parë.
Njoftimi i Egnatias:
“Futbollisti ka firmosur ditën e sotme kontratën në prani të Presidentit dhe i bashkohet ekipit në stërvitje. Mbrojtësi do jetë pjesë e klubit deri në Qershor 2027”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"