Zyrtare/ Elbasani prezanton mesfushorin e krahut, e kishte rival në Kategorinë e Parë
Sezoni i ardshëm, do të jetë i pari pas shumë vitesh, që Elbasani do të laujë në Kategorinë Superiore, dhe për t’u paraqitur sa më mirë në këtë rikthim, drejtuesit e klubit po punojnë shumë në merkato që të përforcojnë ekipin.
Sot është bërë zyrtare transferimi i një nga mesfushorëve më të spikatur sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për Xhonatan Lajthian. Lojtari ishte pjesë e Bylisit sezonin e kaluar, ku edhe pse këta të fundit arritën të siguronin ngjitjen në elitë, përsëri ai zgjodhi të vazhdonte karrierën me Elbasanin, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare.
Klubi vedheblu, e bëri të ditur transferimin me anë të një postimi në faqet e tij zyrtare në rrjetet sociale.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"