ZYRTARE/ Evertoni shkarkon trajnerin pak orë para ndeshjes, Broja & Co. do drejtohen nga… kapiteni
Klubi i Evertonit ka bërë të ditur se ka shkarkuar sot nga drejtimi i skuadrës trajnerin Shon Dajç, edhe pse skuadra do të luajë në darkë në ndeshjen e Kupës FA ndaj Peterborou.
Me një postim në faqen e internetit, klubi pjesë e të cilit është Armando Broja, njoftoi se kishte larguar nga detyra Dajç me vendim të menjëhershëm, ashtu si edhe stafin e tij teknik.
“Ka nisur procesi i emërimit të një trajneri të ri dhe një përditësim rreth situatës do të bëhet në momentin e duhur. Trajneri i U18, Leiton Beins dhe kapiteni Simus Koleman, do të marrin drejtimin e ekipit të parë në mënyrë të përkohshme”, shkruhej në këtë njoftim, duke bërë të qartë se do të ishte kjo dyshe që do të drejtonte skuadrën në sfidën e sotme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"