ZYRTARE/ I dha lamtumirën Superiores në verë për Italinë, portieri prezantohet si afrimi më i ri i Dinamos
Klubi i Dinamos ka bërë zyrtare marrëveshjen me portierin e ri Tomas Kiri. Blutë kryeqytetas kanë përforcuar këtë repart duke nënshkruar me një lojtar që cilësohet si i perspektivës.
Kiri ka dalë nga akademia e Tiranës dhe në karrierën e tij përveç fanellës së bardhebluve ka mbajtur edhe atë të Kastriotit ku ishte dhënë në huazim. Ai i kishte dhënë lamtumirën Tiranës në verë për të provuar një eksperiencë në Itali te Junajtid Riçone. Por tashmë ai do të bëhet pjesë e bluve për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Daja.
NJOFTIMI I KLUBIT
Tomas Kiri vishet blu!
FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me portierin 20-vjeçar, i cili në vazhdim do të jetë pjesë e 18 herë kampionëve.
Kiri vjen nga skuadra e United Riçione, ndërsa më herët në vendin tonë ka qenë pjesë e skuadrave të Kastriotit dhe Tiranës.
Mirësevjen Tomas
PANORAMASPROT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"