ZYRTARE/ Interi u jep fund zërave të merkatos, rinovon kontratën me Kristjan Asllanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2024 | 19:23

ZYRTARE/ Interi u jep fund zërave të merkatos, rinovon kontratën me Kristjan Asllanin

Kristjan Asllani do të vazhdojë rrugëtimin e tij te Interi, që ka vendosur t’u japë fund zërave për transferim të mesfushorit duke i rinovuar kontratën.

asllani

Klubi bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale se ka zgjatur deri në verën e vitit 2028 marrëveshjen me mesfushorin shqiptar, i cili është kthyer në një alternativë të rëndësishme për trajnerin Inzagi, në atë që është vitit i tij i tretë në radhët e zikaltërve.

Asllani deri tani ka fituar 4 trofe me fanellën e Interit, pasi ka bërë të tijën Superkupën e Italisë në sezonet 2022 dhe 2023, Kupën e Italisë në vitin 2023 dhe titullin kampion në vitin 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"