Postuar: Qershor 8, 2024 | 20:21
ZYRTARE/ Ish-kapiteni i Partizanit emërohet drejtor sportiv te Gjilani
Ish-kapiteni i Partizanit, Ertan Demiri është emëruar drejtor sportiv i Gjilanit në elitën e futbollit kosovar. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardhekuq, ku është bërë edhe prezantimi i Demirit, më parë ka ushtruar edhe funksione të larta sportive te Shkupi dhe Trepça 89’.
Për sa i përket karrierës si futbollist, Demiri, tashmë 45-vjeç, në të kaluarën ka qenë pjesë e Shkëndijas, Partizanit, Metalurgut të Shkupit, Lokerenit, Al-Tawoun, Rabotniçkit, Slogës dhe Vardarit.
Me fanellën e Partizanit, mesfushori u aktivizua 34 ndeshje ku arriti të shënonte 3 gola. Gjithashtu në vitin 2009, Demiri ka regjistruar edhe 1 sfidë me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"