ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Kukësit prezantohet te skuadra kazake

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2024 | 18:32

ZYRTARE/ Ish-mesfushori i Kukësit prezantohet te skuadra kazake

Plarent Fejzaj do të vijojë karrierën e tij në Kazakistan. Ish- mesfushori i Kukësit duket se ka gjetur marrëveshjen me skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit kazak, Turan Turkistan, një skuadër e cila këtë sezon synon që të paktën të sigurojë mbijetesën. 

FEJZAJ

Ditën e sotme është bërë edhe prezantimi i Fejzajt me skuadrën e re. Edicionin e fundit ai ka luajtur një rol protagonisti te Kukësi me 32 takime dhe qenë ndër më të aktivizuarit në kampin blu. Fejzaj, madje ka shënuar edhe një gol, në atë barazim 3 me 3 ndaj Erzenit në transfertë. 27 vjeçari shkon në Kazakistan në një kohë që kampionati ka nisur 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"