Zyrtare/ Ish-sulmuesi i Egnatias prezantohet në Turqi, zë vendin e Dejvi Bregut se skuadra e Ligës së Dytë
Vusal Isgandarli është zyrtarisht një lojtar i Bulosporit. Në faqen zyrtare të klubi njoftohet se futbollisti azebajxhanas i Egnatias ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë. Isgandarli me fanellën e Egnatias shënoi 6 gola dhe asistoi 3 herë.
Edhe pse klubi rrogozhinas nuk ka njoftuar largimin e Isgandarlit, drejtuesit e Egnatias janë duke negociuar në tregun jashtë Shqipërisë për të firmosur me një lojtar që luan në krahun e majtë të sulmit. Kujtojmë se Egnatia ka humbur në merkaton e janarit golashënuesin më të mirë që kishte aktualisht në ekip.
Ndonëse palët nuk kaba bërë zyrtare sesa ëhstë vlera e transferimit, sajti i specializuar për vlerat e lojtarëve në treg, “transfermarkt” njofton se Boluspori ka shpenzuar 150 mijë euro për të blerë kartonin e sulmuesit azer tek Egnatia.
ISA HALILI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"