ZYRTARE/ Italia mbetet pa finale të Champions, ajo që duhej të ishte në Milano mund të përfundojë në Azerbajxhan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2024 | 17:03

ZYRTARE/ Italia mbetet pa finale të Champions, ajo që duhej të ishte në Milano mund të përfundojë në Azerbajxhan

Italia nuk do të jetë pritësja e finales së Ligës së Kampioneve në vitin 2027. Pasi UEFA i hoqi të drejtën stadiumit “San Siro” në Milano, ka rënë edhe hipoteza tjetër, ajo e zhvillimit në Romë të kësaj ndeshje.

1_Previews-UEFA-Champions-League-Final-202324

Stadiumi “Olimpico” ishte i vetmi që siguronte kapacitetin që kërkon UEFA për një finale, por kryeqytetasit nuk kanë marrë përsipër zhvillimin e një aktiviteti të tillë, duke u tërhequr nga gara.

Kësisoj, kanë mbetur tashmë vetëm dy opsione zyrtare për t’u shqyrtuar nga UEFA, ai i stadiumit “Metropolitano” të Atletiko Madrid në Spanjë, si dhe stadiumi i Baku në Azerbajxhan. Të dy këto stadiume duhet të paraqesin dosjen e plotë brenda datës 19 mars 2025.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"