ZYRTARE/ Ka pasur oferta jashtë Shqipërisë, Tirana “blindon” talentin e skuadrës
Ermal Meta ka rinovuar me Tiranën. Bardheblutë kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se 19-vjeçari ka vendosur të zgjasë kontratën me 26 herë kampionët e vendit.
“Ermal Meta rinovon me kampin bardh’ e blu. Mesfushori do të vijojë të kontribuojë për klubin në përmbushjen e objektivave të reja”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.
Ky sezon e ka penalizuar disi për shkak të dëmtimeve. Në ndeshjet kur ka qenë i gatshëm, Meta është preferuar më së shumti titullar.
Sezoni i kaluar solli kalimin e mesfushorit nga moshat e kryeqytetasve te ekipi i parë. Me këtë rinovim, pritet që Ermal Meta të jetë alternativë e parë për Gugash Maganin në mesfushë. Për t’u theksuar është se ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"