ZYRTARE/ Kampion bote me Francën, Grizman vendos të tërhiqet nga kombëtarja (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2024 | 12:45

ZYRTARE/ Kampion bote me Francën, Grizman vendos të tërhiqet nga kombëtarja (VIDEO)

Sulmuesi i Atletiko Madridit dhe fituesi i Kupës së Botës me Francën, Antuan Grizman, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

GRIZMAN 1

Francezi publikoi një video në rrjetet sociale ku bëri të ditur vendimin e tij.

“Sot, me zemër të rëndë njoftoj tërheqjen time nga kombëtarja franceze. Pas 10 vitesh të pabesueshme të shënuara nga sfida, suksese dhe momente të paharrueshme, është koha që unë të kthej faqen dhe t’i hap rrugën brezit të ri. Veshja e kësaj fanelle ishte një nder dhe një privilegj. Që nga marsi 2014 dhe deri në shtatorin e kaluar, pata mundësinë të përjetoj momente të pabesueshme përkrah shokëve të jashtëzakonshëm të skuadrës. Ne ndamë fitore që do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtimet tona”, deklaroi ai.

Ndeshja e fundit e Grizman për Francën është ajo në gjysmëfinalet e Euro 2024, ku skuadra e Deschamps pësoi një disfatë zhgënjyese ndaj fitueses eventuale Spanjën.

33-vjeçari kaloi një dekadë duke luajtur për “Les Bleus” me debutimin e tij në mars 2014, duke luajtur 137 ndeshje për ekipin e tij kombëtar dhe duke shënuar 44 gola në proces. Kulmi i karrierës së tij ndërkombëtare erdhi në Kupën e Botës 2018 në Rusi, ku Franca u kurorëzua kampione e botës për herë të parë që nga viti 1998.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"