ZYRTARE/ Kastrioti gjen trajnerin pas largimit të Bubeqit, nis stërvitja nën urdhrat e një emri të njohur në Superiore
Skuadra e Kastriotit nuk ka vonuar shumë për të gjetur trajnerin e ri pas largimit të Dorian Bubeqit. Ky i fundit ishte larguar nga krutanët pas humbjes përballë Vorës në fundjavë, duke lënë ekipin që për momentin nuk është shfaqur në lartësinë e pretendimeve të drejtuesve.
Këta të fundit nuk kanë vonuar shumë për të gjetur një tjetër emër për të drejtuar skuadrën. Sot, para ekipit është prezantuar një emër i njohur si Stavri Nica, cili ka drejtuar për shumë vite edhe në elitën e futbollit shqiptar duke arritur suksese të rëndësishme sidomos me Laçin, teksa në karrierë ka drejtuar edhe më parë krutanët.
Ai ka qenë në pankinën e Kastriotit në vitin 2018, duke drejtuar këtë skuadër në Superiore nga tetori, deri në dhjetorin e atij viti, me 2 fitore e 7 humbje të regjistruara në drejtimin e krutanëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"