ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Dytë bën goditje “big” në merkato, firmos me bomberin Raboshta
Goditje “big” e Orikut në merkaton e janarit. Pas huazimit të Leshit nga Flamurtari, klubi që militon në Grupin B të Kategorisë së Dytë, ka firmosur edhe me bomberin shkodran Jasmin Raboshta.
KF Oriku ka postuar në rrjetet sociale ditën e sotme prezantimin e sulmuesit. Raboshta edhe zyrtarisht i bashkohet skuadrës së qytetit të Orikumit. Sulmuesi ka një eksperiencë të madhe dhe pritet të jetë një shtesë e rëndësishme për blutë.
34-vjeçari kishte ngelur pa ekip pas eksperiencës së fundit me Lirinë në Kosovë, teksa në Shqipëri, Vora ishte skuadra e fundit për shkodranin, ku edhe spikati me golat e tij. Kësisoj, klubi i Kategorisë së Dytë përforcohet me një “bomber” që e njeh mjaft mirë Superioren dhe Kategorinë e Parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"