Postuar: Qershor 1, 2023 | 23:06
ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet, “rrëmben” edhe portierin kampion
Vora e Artan Mërgjyshit është hedhur fuqishëm në merkato. Klubi i sapongjitur në Kategorinë e Parë, pas futbollistit Raza, ditën e sotme kanë zyrtarizuar edhe një tjetër goditje në merkato, bëhet fjalë për portierin Shkëlzen Ruçi.
Kujtojmë që gardiani nga Elbasani ka qenë pjesë e shumë skuadrave në Kategorinë Superiore ku ishte pjesë e rëndësishme e Luftëtarit të artë.
30-vjeçari është aktivizuar edhe me Elbasanin si dhe së fundmi me Skënderbeun, ku u shpall edhe kampion, madje në shumë ndeshje mbante edhe shiritin e kapitenit. Një afrim cilësor ky për skuadrën e Vorës, që duket se këtë sezon do të vijë me objektiva madhore.
Postimi i FK Vora:
Zyrtare! FK Vora Kyc Portën me Shkelzen Rucin
Futboll Klub Vora njofton se portieri Shkelzen Ruci është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 30-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Shkelzen Ruci është aktivizuar me Elbasani, Luftëtari, Gjilani, Skënderbeu.
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Portierit Shkelzen Ruci dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"