Postuar: Janar 4, 2025 | 23:52
ZYRTARE/ Konfirmohet dhe afrimi i dytë, Kukësi “blindon” mesfushën me lojtarët e Vorës
Pas Argel Avdiut dhe Okseold Sefa është lojtar i Kukësit. Klubi verilindor i ka prezantuar të dy ditën e sotme, ndërsa “Panorama Sport” kishte paralajmëruar këtë lëvizje nga Vora.
Sot u prezantua dhe Alfred Allamani si pasuesi i Emiljano Çelës.
Njoftimi i Kukësit:
“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Okseold Sefa është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!
23-vjeçari bashkohet me skuadrën tonë nga skuadra e Vorës, me të cilët luajti deri në këtë pikë të sezonit.
Klubi i Kukësit i uron Sefës mirëseardhje dhe suksese me fanellën tonë!”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"