Postuar: Janar 4, 2025 | 22:34
ZYRTARE/ Kukësi punon për plotësimin e skuadrës, pas stafit teknik prezanton dhe afrimin e parë
Kukësi ka prezantuar Argel Avdiun si transferimin e parë në merkaton e dimrit. Mesfushori afrohet te verilindorët siç “Panorama Sport” kishte raportuar, pasi mbylli bashkëpunimin me Vorën.
Kukësi prezantoi sot dhe stafin e ri teknik. Alfred Allamani është ulur në stol ndërsa ndihmës ka Vilfor Hysën.
Njoftimi i Kukësit:
“Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Argel Avdiu është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!
Avdiu do të mbajë veshur fanellën e Kukësit për dy sezone e gjysmë, duke qenë në këtë mënyrë lojtari më i ri në skuadër.
Këtë sezon, 22-vjeçari ishte pjesë e Vorës, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe me Erzenin si edhe me Shqipërinë U21. Mirë se vjen Argel”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"