Postuar: Dhjetor 29, 2024 | 13:20
ZYRTARE/ Largimi i parë nga Kukësi, ish-lojtari i Partizanit ndan rrugët me klubin verilindor
Franci Lala zyrtarisht nuk është lojtar i Kukësit. Klubi verilindor tregoi dje për largimin, që Panorama Sport kishte njoftuar më parë.
“Futboll Klub Kukësi njofton ndërperjen e bashkëpunimit me futbollistin Franci Lala.
Klubi i Kukësit e falënderon Lalën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierë”.
Para rikthimit te Kukësi, Lala ishte pjesë e Partizanit. 25-vjeçari nuk arriti të debutojë në ndeshje zyrtare, ndërsa u afrua në verë. Te Kukësi ndërkohë mori minuta në tetë ndeshje të kampionatit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"