ZYRTARE/ Largimi i parë nga Partizani, mbrojtësi konfirmon prishjen e kontratës
Vangjel Zguro ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se ka prishur kontratën me Partizanin.
“Faleminderit Partizani, suksese në vazhdim”, shkruan Zguro që bëhet kështu largimi i parë nga “demat”. Dhe pse jemi në fillimin e dhjetorit, dukej çështje kohe largimi i mbrojtësit 31-vjeçar.
Ndeshja e fundit, kur bënte pjesë në skuadër ishte pikërisht derbi me Tiranën më 21 shtator.
Pas atij takimi, ishte pikërisht Zguro që shprehu pakënaqësi ndaj Veselinoviç për minutat e marra. Më pas kryeqytetasit e nxorën jashtë planeve të ekipit të parë.
Afrimi i tij te Partizani krijoi shumë polemika nga tifozët, të cilët më parë kishin precedentë me Zguron si kundërshtar. Me fanellën e “demave” luajti tri ndeshje si titullar në Europë dhe një tjetër u aktivizua nga zëvendësimi. Ndërkohë në Superiore pati dy ndeshje si titullar dhe të fundit si zëvendësues.
Postimi i Zguros:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"