ZYRTARE/ Largohet nga Arsenali, Maldini Kacurri rikthehet aty ku nisi karrierën në Angli (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2025 | 23:37

ZYRTARE/ Largohet nga Arsenali, Maldini Kacurri rikthehet aty ku nisi karrierën në Angli (VIDEO)

Maldini Kacurri është huazuar nga Arsenali te Bromlej. 19-vjeçari do të japë kontributin e tij në ligën e katërt angleze për pjesën e mbetur të sezonit, teksa pritet të aktivizohet rregullisht.

dwdwd

Kacurri e ka një rikthim te Bromlej ku nisi gjithçka në futboll. Nga mosha 10 deri në 15 vjeç, mbrojtësi i Kombëtares U-21 ishte pjesë e tyre. Më pas kujtojmë se Kacurri spikati te moshat e Fulham dhe Arsenal.

“Nga ku isha 10 deri në 15 vjeç, isha me të rinjtë. Është një vend familjar për mua dhe jam i lumtur që u riktheva”, u shpreh Kacurri.

19-vjeçari do të mbajë numrin 35 në fanellë. Klubi anglez shkruajti në një nga videot e postuara: “U largua si djalosh dhe rikthehet si burrë”.


View this post on Instagram

A post shared by Bromley FC (@bromleyfc)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"