ZYRTARE/ Marrëveshja e arritur me pretendentët e Besës, klubi i Kukësit konfirmon largimin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2025 | 18:12

ZYRTARE/ Marrëveshja e arritur me pretendentët e Besës, klubi i Kukësit konfirmon largimin e…

Tashmë është zyrtare, Emiljano Çela dhe Bekim Kuli do të jenë dy “timonierët” e rinj të Besës së Kavajës. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Kukësit, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Kuli Cela

Verilindorët bëjnë me dije, se klubet respektive kanë arritur marrëveshjen për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase, që këtë edicion ka objektiva madhore, për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.  

Gjithashtu Kukësi bën me dije se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik. 

NJOFTIMI ZYRTAR I KUKËSIT: 

Njoftim i Klubit!
Futboll Klub Kukësi njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin e Futbolli Besa, për kalimin e stafit teknik në skuadrën kavajase.
FK Kukësi falënderon trajnerin Emiljano Çela dhe ndihmës trajnerin Bekim Kuli për kontributin e dhënë te skuadra jonë.
FK Kukësi njofton se ditën e nesërme do të bëhet prezantimi i stafit të ri teknik.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"