ZYRTARE/ Milani blindon reparton ofensiv, ish-sulmuesi i Çelsit vishet… kuqezi
Tashmë është zyrtare, Tami Abraham i bashkohet Milanit në formë huazimi nga Roma. Ish-sulmuesi i Çelsit bëhet pjesë e kuqezinjve në një marrëveshje huazimi pa opsionin e blerjes, kështu që ai do të mbetet pjesë e tyre deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Ky njoftim u bë menjëherë pasi Roma bëri të ditur transferimin e Aleksis Saelemaekers, i cili iu bashkua kryeqytetasve nga Milani në formë huazimi.
Abraham bëhet kështu afrimi i pestë i Milanit gjatë kësaj merkato vere, pasi më herët ishin transferuar, Alvaro Moratan, Jusuf Fofanan, Emerson Rojal dhe Strahinja Pavlovic.
Abraham tani po luan sezonin e tij të katërt në Serinë A, ndërsa kujtojmë se e kishte nisur mjaft mirë aventurën e tij në Itali me 17 gola të shënuar në sezonin 2021/2022, megjithëse më pas shënoi vetëm tetë sezonin vijues.
Anglezi fatkeqësisht kishte pësuar një lëndim të ligamenteve në xhiron e fundit të sezonit 2022/2023 dhe për këtë arsye ai pati vetëm tetë paraqitje në Serie A gjatë sezonit 2023/2024.
Sharpening our attack ⚔️ @tammyabraham #DNACMilan #SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) August 30, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"