ZYRTARE/ Milani prezanton afrimin e bujshëm të janarit, firmos 34-vjeçari anglez që do zgjidhë telashet e prapavijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2025 | 20:58

ZYRTARE/ Milani prezanton afrimin e bujshëm të janarit, firmos 34-vjeçari anglez që do zgjidhë telashet e prapavijës

Milani ka bërë një lëvizje që në klubin kuqezi e cilësojnë si shumë të rëndësishme teksa ka prezantuar zyrtarisht Kajl Uoker si afrimin e ri të skuadrës italiane.

dfsdfdsfdsfsdf

Futbollisti 34-vjeçar është larguar nga Mançestsr Siti, për të nisur një aventurë të re në Itali, ku mendon se mund të jetë protagonist me skuadrën e drejtuar nga Serxho Konseisao.

Nëpërmjet faqes zyrtare, klubi bëri të ditur se ka huazuar deri në fund të sezonit me të drejtë blerje për 5 milionë euro, futbollistin e krahut të djathtë, i cili pritet të mbyllë një ”gropë” të madhe të krijuar edhe nga dëmtimi i Emerson Rojal.

Futbollist i cili ka luajtur 93 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, do të mbajë fanellën me numrin 32 te Milani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"