ZYRTARE/ Ndërprerja e bashkëpunimit me Shpëtim Duron, Suhareka prezanton trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2024 | 22:04

ZYRTARE/ Ndërprerja e bashkëpunimit me Shpëtim Duron, Suhareka prezanton trajnerin e ri

 Skuadra kosovare e Suharekës ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, vetëm 24 orë pasi lajmëroi ndërprerjen e bashkëpunimit me Shpëtim Duron. 

Kida

Tashmë në krye të ekipit do të jetë Qëndrim Kida, i cili do të debutojë nesër me Suharekën, në një duel mjaftë të vështirë ndaj Ballkanit. 

Trajneri Kida sezonin e kaluar ishte pjesë e Malishevës, duke arritur sukses historik – kualifikimin në garat europiane.  Suhareka momentalish ndodhet në vendin e gjashtë me 13 pikë të grumbulluara.  

ZYRTARIMI I QËNDRIM KIDËS: 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"