ZYRTARE/ Ndihmës i Andrea Pirlos në Turqi, Shkupi prezanton trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2024 | 17:21

ZYRTARE/ Ndihmës i Andrea Pirlos në Turqi, Shkupi prezanton trajnerin e ri

Shkupi ka pasur një ecuri mjaft negative në fillimin e sezonit. Për këtë klubi shqiptar që militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut është detyruar të ndryshojë trajnerin. Kështu është prezantuar së fundmi Alparslan Erdem.

Shkupi

Ky i fundit është 35-vjeç dhe në Turqi ka qenë ndihmë i Andrea Pirlos ndër të tjerë. Më poshtë iu sjellim njoftimin e Shkupit.

Postimi i Shkupit:

“Prezantojmë trajnerin e ri, Alparslan Erdem. Gjatë karrierës së tij si futbollist, ai ka luajtur për disa ekipe të mëdha si Werder Bremen, Galatasaray, Gençlerbirliği, İstanbul Başakşehir dhe Fatih Karagümrük.

Në karrierën e tij si trajner, ai ka qenë ndihmësi i Francesco Farioli te Fatih Karagümrük gjatë sezonit 2021-2022, poashtu ndihmës trajner i Andrea Pirlo gjatë sezonit 2022-2023 në Fatih Karagümrük dhe më pas ka marrë drejtimin e ekipit si trajner kryesor në vitin 2023. Eksperienca e tij me një trajner të kalibrit të lartë si Pirlo e Farioli ka pasuruar aftësitë e tij menaxheriale, duke e përgatitur për sfidat e reja në FC SHKUPI.

Alparslan Erdem ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me FC SHKUPI, duke treguar angazhimin afatgjatë të klubit për të ndërtuar një ekip të qëndrueshëm dhe të suksesshëm”.

PANORAMASPORT.AL

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"