ZYRTARE/ Ndryshime nga klubi i Kategorisë së Parë, trajneri vlonjat merr detyrën e drejtorit sportiv
Asuel Dervishaj është zyrtarizuar nga Kukësi si drejtori i ri sportiv. Verilindorët tregojnë se Nikita Kornejevs është larguar për arsye familjare.
Dervishaj prezantohet në këtë rol pasi më parë ka mbajtur postin e trajnerit jashtë Shqipërisë.
Njoftimi i Kukësit:
“Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se Asuel Dervishaj është zyrtarisht Drejtori Sportiv i skuadrës sonë!
Dervishaj do të zëvendësojë ish-drejtorin Nikita Kornejevs, i cili për arsye familjare, ka kërkuar që të largohet teksa klubi e falënderon për kontributin e dhënë.
Njëkohësisht, Futboll Klub Kukësi i uron mirësearshje Dervishajt, duke qenë të bindur se me eksperiencën e tij në Francë, ai do të jetë një ndihmë e madhe për klubin!”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"