Postuar: Nëntor 13, 2024 | 22:33
ZYRTARE/ Nga Laçi te pretendentët për Superioren, sulmuesi firmos kontratën e re
Mario Barjamaj është lojtari më i ri i Vorës. Klubi në Kategorinë e Parë ka njoftuar për firmën me 26-vjeçarin.
Kështu sulmuesi përforcon repartin ofensiv të pretendetëve për Superioren. Kujtojmë se para Vorës ishte pjesë e Laçit në elitën e futbollit shqiptar.
Njoftimi i Vorës:
“Zyrtare! Mario Barjamaj është futbollisti i Vorës
Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Mario Barjamaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Mario është aktivizuar me ekipe si Tomori, Bylis dhe Laci.
Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Mario Barjamajt dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"