Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 13:15
ZYRTARE/ Për herë të parë në Korçë, Ernest Gjoka zëvendëson Gvozdenoviç te Skënderbeu
Ernest Gjoka është zyrtarisht trajneri i ri i Skënderbeut.
Njoftimi i Skënderbeut:
“Ernest Gjoka zyrtarisht bardhekuq! Tekniku Ernest Gjoka ka arritur marrëveshjen me klubin dhe është zyrtarisht trajner i Skënderbeut. Menjëherë pas prezantimit, Ernest Gjoka do të nisë përgatitjet për takimin e rradhës ndaj Tiranës në stadiumin “Skënderbeu”. Mirë se vjen Ernest Gjoka”, shkruhet nga klubi korçar.
Ernest Gjoka pason kështu Gvozdenoviç, i cili qëndroi për dy vite i ulur në stolin e Skënderbeut. Pas 5 vitesh, Gjoka kthehet në Superiore, ndërsa është eksperienca e tij e parë në Korçë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"