ZYRTARE/ Për herë të parë në Kosovë, ish-lojtari i Partizanit dhe Egnatias firmos kontratën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2025 | 9:12

ZYRTARE/ Për herë të parë në Kosovë, ish-lojtari i Partizanit dhe Egnatias firmos kontratën e re

Gëzim Krasniqi ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Kosovë, pasi mbylli bashkëpunimin me Kastriotin. Klubi i Vushtrisë e ka prezantuar si përforcimin e fundit për qendrën e mbrojtjes.

Screenshot 2025-01-22 091210

Krasniqi, që ndër të tjera ka luajtur për Partizanin dhe Egnatian në Shqipëri, do të provojë për herë të parë futbollin kosovar.

Njoftimi i Vushtrisë:

“Jemi të lumtur të ju njoftojmë se Gëzim Krasniqi ka nënshkruar me FC Vushtrria! Krasniqi na bashkohet nga KS Kastrioti i cili luan në pozitën e qendër-mbrojtësit. Gëzimi ishte edhe pjesë e FK Bylis, KF Egnatia, FK Partizani, FK Kukësi, KF Erzeni etj”.

Vushtria ndodhet në Ligën e Parë të Kosovës dhe synon që të ngjitet në Superligë.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"