ZYRTARE/ Përforcim në qendër të mbrojtjes, Bylisi prezanton futbollistin brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2024 | 17:26

ZYRTARE/ Përforcim në qendër të mbrojtjes, Bylisi prezanton futbollistin brazilian

Klubi i Bylisit ka zyrtarizuar edhe afrimin më të fundit në merkaton e verës. Skuadra ballshiote ka konfirmuar firmën me mbrojtësin brazilian Gabriel Recife.

gabriel recife

Futbollisti i është bashkuar ballshiotëve duke nënshkruar një kontratë trevjeçare pasi ka bindur stafin teknik dhe pritet të jetë një element i rëndësishëm i kësaj skuadre në këtë sezon dhe në vijim.

NJOFTIMI

Braziliani Gabriel Recife te Bylisi për 3-sezone…

FK Bylis zyrtarizon marrëveshjen dhe prezanton mbrojtësin e qendrës, brazilianin Gabriel Recife. Ky i fundit do të mbajë veshur fanelën bardhekuqe për 3-vitet e ardhshme.

Mbrojtësi Recife ka qenë i federuar dhe ditët e fundit është bashkuar me skuadrën, duke u bërë pjesë e klubit tonë.

Klubi i uron mirëseardhjen në gjirin e familjes sonë të madhe 24-vjeçarit Gabriel Recife dhe një prezantim sa më dinjitoz në Superiore këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"