ZYRTARE/ Shpëtim Duro bind ish-mesfushorin e Shkëndijës, Krasniqi firmos për 3 vite me Suharekën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2024 | 15:43

ZYRTARE/ Shpëtim Duro bind ish-mesfushorin e Shkëndijës, Krasniqi firmos për 3 vite me Suharekën

Endrit Krasniqi është zyrtarisht lojtar i Suharekës. Klubi i Superligës së Kosovës ka firmos kontratë 3-vjeçare me mesfushorin.hfdhjggNjoftimi i Suharekës:

“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me super mesfushorin ENDRIT KRASNIQI i cili është përforcimi ynë i ri.

SuperKRASNIQI mesfushori me tipare fantastike e me cilësi të hatashme pas shumë ofertave i besoi projektit të klubit tonë duke u bërë pjesë e jona për 3 vitet e ardhshme me shumë përvojë e së fundmi pjesë e KF Shkëndija nga Tetova e më parë pjesë e kryeqytetit tek FC Prishtina kampion e duke fituar kupën e superkupën e Kosovës gjithashtu kampion me FC Drita.

Endriti udhëtoi drejt Zvicrrës ku mes presidentit z.Rrustem Aliaj dhe aksionarit z.Shaqir Rrahmanaj u bë prezantimi zyrtar.
𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ ! 💛🖤

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"