Postuar: Janar 31, 2025 | 23:58
ZYRTARE/ Skuadra e Uzunit me plane të mëdha, transferon për 9.6 milionë euro sulmuesin e SHBA-së
Austini i Myrto Uzunit, nuk ka të ndalur në merkato. Pas transferimit të futbollistit shqiptar nga Granada për 12 milionë euro, ekipi amerikan, finalizoi ditën e sotme, një tjetër goditje “big”, duke firmosur me sulmuesin e kombëtares së SHBA-së, Brandon Vazkez, për 9.6 milionë euro.
26-vjeçari me shumë gjasa do të jetë partneri i sulmit të Uzunit, teksa së fundmi ishte pjesë e Monterreit në Meksikë. Ai numëron 11 ndeshje me kombëtaren e SHBA-së ku ka shënuar 4 gola.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)